Nivokazi: Shqiponja më hapi derën

Hendboll

Nivokazi: Shqiponja më hapi derën

Nga: K.G. Më: 25 dhjetor 2025 Në ora: 15:02
Shqiponja e Gjakovës

Shqiponja e Gjakovës synon titullin e kampionit të Kosovës.

Vashat gjakovare përfunduan në vend të tretë në edicionin vjeshtor me 12 pikë të mbledhura.

Hendbollistja Alma Nivokazi ndihet krenare që është pjesë e Shqiponjës.   

“Jam me fat që ky ekip me mundësoi të ndihem vetvetja dhe në kohen kur të tjerët gjykuan peshën time, Shqiponja më hapi derën.

Sot dua ta them me zë se, "gjykimet dhe pengesat nuk kane asnjë fuqi ndaj atij qe beson në veten dhe lufton me zemër".

Faleminderit ekipi im i zemrës.

Për çdo mbështetje, të thënë me zë apo në heshtje.

Zemra ime rreh për këtë ekip, për këto ngjyra.

Lufta ime ka qene që këtu të mbizotëroi harmonia dhe respekti mes vajzash, këtë e kam arritur, dhe me shumë se çdo sukses jam krenare për veten, sepse nuk ka sukses më të madh se pavarësisht stuhive qëndrova me qëllime te pastra.

Faleminderit bashkëlojtareve të mia që qëndruan mbështetëse në këtë rrugëtim.

Vërtetë ne jemi të pathyeshme!”, ka shkruar Nivokazi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat