Furtado përforcon Kastriotin 

Hendboll

Furtado përforcon Kastriotin 

Nga: K.G. Më: 8 janar 2026 Në ora: 18:26
Admilson Furtado

Hendbollisti nga Kepi i Gjelbër, Admilson Furtado ka përforcuar fituesin e Kupës së Kosovës, Kastriotin e Ferizajt. 

Ferizajasit janë në garë të fortë për titullin e kampionit, së bashku me Besa Famgas dhe Rahovecin.

“KH Kastrioti Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e A. Furtado, i cili luan në pozitën Alo i djathtë në hendboll.

Përfaqësues i Kepi të Gjelbërt në ekipin kombëtar e me përvojë ndërkombëtare, ka luajtur në Portugali.

Me forcën, shpejtësinë dhe cilësinë e tij sulmuese, Furtado pritet të jetë një përforcim shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë.

Mirë se erdhe në familjen bardh e kaltër, A. Furtado!

Suksese dhe shumë fitore me fanellën e Kastriotit!”, njofton KH Kastrioti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat