Kombëtarja e Kroacisë e mposhti Gjeorgjinë me rezultat 32:29 në ndeshjen e parë të Grupit E të Kampionatit Evropian në hendboll.
Ndeshja u luajt në Malmo të Suedisë.
Kroacia e mposhti me shumë vështirësi rivalin.
Më efikasit në ekipin kombëtar kroat ishin Mario Shoshtariq me tetë gola dhe Luka Cindriq me gjashtë sosh.
Golashënuesit më të mirë për Gjeorgjinë janë Giorgi Chovrebadze me shtatë dhe Giorgi Dihaminjia me gjashtë gola.
Në ndeshjen e radhës, Kroacia luan kundër Holandës të hënën në orën 18:00.
Në Grupin E me Kroacinë janë edhe Holanda e Suedia.