Muçolli rikthehet te kampioni

Hendboll

Muçolli rikthehet te kampioni

Nga: K.G. Më: 20 janar 2026 Në ora: 14:55
Jon Muçolli

Rahoveci po përforcohet për pjesën e dytë të kampionatit. 

Kampioni aktual ka rikthyer në radhët e veta hendbollistin ndër më të mirët në vendin tonë, Jon Muçolli.

“Bisha rikthehet në folenë e kampionëve!

Kemi nderin të konfirmojmë rikthimin e mega yllit të hendbollit, Jon Muçollit, në klubin tonë. 

Për KH Rahovecin, Joni është një margaritar i vërtetë i triumfeve të së kaluarës si dhe diamanti që do të shkëlqejë për sukseset e këtij sezoni, ku synojmë trofe të dyfishtë:

Titullin e tretë dhe Kupën e parë. 

Hajde Jon, Hajde Rahovec, Hajde krejt...”, thuhet në njoftimin e KH Rahovecit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat