Ky emër i kroatëve i dridh serbët!

Hendboll

Ky emër i kroatëve i dridh serbët!

Nga: K.G. Më: 20 janar 2026 Në ora: 17:24
Tifozët kroatë

Kombëtarja e Kroacisë po paraqitet me sukses të madh në Kampionatin Evropian të hendbollit. 

Djelmoshat kroatë kanë vazhduar formën e mirë duke mposhtur Holandën me rezultat bindës 35:29, në kuadër të ndeshjeve të Grupit E.

Por, përtej humbjes në parket, te serbët ka edhe një tjetër element që po i shqetëson dhe po i tmerron.

Nuk bëhet fjalë për një lojtar apo trajner, por për një këngë të bukur dhe simbolike kroate, e cila po jehon fuqishëm në tribuna dhe është kthyer në motiv të madh për hendbollistët kroatë.

Kjo këngë, e kënduar me pasion nga tifozët, po shihet nga mediat serbe si provokim.

“Kroatët nuk interesohen për rregullat, asgjë nuk ka rëndësi për ta dhe bëjnë çfarë të duan...

Konkretisht, Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) nuk e miratoi luajtjen e këngës së Marko Perkoviç Thompson gjatë ndeshjeve të ekipit kombëtar kroat në Kampionatin Evropian të Hendbollit, por kjo nuk i ndaloi tifozët ta dëgjonin përsëri në Malmo.

Kështu që pas fitores ndaj Holandës (35:29) e gjithë tribuna këndoi këngën e ndaluar.

Tifozët kënduan "Nëse nuk e dini çfarë ndodhur"”, shkarravit mes të tjera media serbe “Veçernj Novosti”. Kroacia është ne vend të dytë me 4 pikë sa ka edhe Suedia, dy kombëtare që kanë siguruar kalimin më tej.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat