Caktohen grupet e Kampionatit Mesdhetar

Hendboll

Caktohen grupet e Kampionatit Mesdhetar

Më: 21 janar 2026 Në ora: 13:46
Grupet

Janë përcaktuar grupet e Kampionatit Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet, që muajin e ardhshëm mbahet në kryeqendrëon tonë.

Nga Konfederata Mesdhetare e Hendbollit është njoftuar të martën që Spanja U16 merr pjesë në vend të Tunizisë U16.

Dhe Spanja do të jetë në Grupin A së bashku me Kombëtaren tonë, Turqinë, Rumaninë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Në Grupin B janë Kroacia, Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Greqia, Italia dhe Sllovenia.

Ndeshjet e para të Kampionatit Mesdhetar janë më 9 shkurt.

Ndërkohë kjo ngjarje e rëndësishme përfundon më 14 shkurt.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ndeshjet do të zhvillohen në tri pjesë nga 15 minuta. Pikë ndahen edhe për pjesë të fituara, pos pikëve të rregullta për fitues.

Të drejtë loje kanë lojtaret e lindura në vitin 2010 dhe më të reja.

Ky është Kampionati i 19-të Mesdhetar me radhë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat