Faruk Shala në Konventën "Grassroots"

Hendboll

Faruk Shala në Konventën "Grassroots"

Më: 23 janar 2026 Në ora: 16:38
Faruk Shala

Kryetari i Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës, Faruk Shala, po merr pjesë në Konventën "Grassroots" të Federatës Evropiane të Hendbollit. Konventa "Grassroots" po mbahet në Malmo të Suedisë, në kuadër të Kampionatit Evropian të Hendbollit.

Është kjo Konventa e dytë "Grassroots", që për temë ka "zhvillimin e lojës, ndërtimin e sportistëve, liderëve dhe ambasadorëve".

"Grassroots" ka të bëjë me zhvillimin e sportit në bazë.

Qëndrimin në Malmo, Shala e ka shfrytëzuar edhe për takime me ekspertë të ndryshëm të lojës së hendbollit.

Federata e Hendbollit e Kosovës nga viti i kaluar është pjesë e "Grassroots", programit të rëndësishëm për zhvillimin e hendbollit te të rinjtë.

Faruk Shala është edhe kryetrajner i Kosovës U16 dhe trajner i kampionit të Kosovës, KHF Istogut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat