Sllovenia e mposht Hungarinë

Hendboll

Sllovenia e mposht Hungarinë

Nga: K.G. Më: 25 janar 2026 Në ora: 21:54
Pamje nga ndeshja

Hendbollistët e Sllovenisë e mundën Hungarinë me rezultat 35:32 në ndeshjen e raundit të tretë të fazës së dytë të Kampionatit Evropian. 

Sllovenët ishin në disavantazh 17:15 në pjesën e parë, por në vazhdim e morën kontrollin e ndeshjes dhe triumfuan.

Hungarezët arritën të barazonin vetëm dy herë deri në fund të ndeshjes (18:18, 19:19). 

Blazh Janc ishte golashënuesi më i mirë i Sllovenisë me 10 gola, ndërsa Kristjan Horzhen dhe Stas Slatinshek Joviqiq shtuan nga pesë secili. Bence Imre shënoi tetë gola për Hungarinë.

Për momentin, Islanda, Suedia dhe Sllovenia kanë nga katër pikë secila (grupi 2) dhe janë në krye të tabelës. 
Kroacia është e katërta me dy pikë dhe një ndeshje më pak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat