Samadrexha e para, Kastrioti i fundosur

Hendboll

Samadrexha e para, Kastrioti i fundosur

Nga: K.Goca Më: 27 janar 2026 Në ora: 15:31
Samadrexha

Samadrexha është kampione vjeshtore e Kosovës në hendbollin femëror. 

Klub i organizuar, me disiplinë e lojëra të mira arriti qëllimin në vjeshtë, madje e kishte deklasuar me 10 gola dallim Istogun, kampionen në fuqi, fituesen e Kupës dhe i Superkupës së Kosovës.

Samadrexha zotohet se do të rikthejë titullin ë kampionit.

Skuadra me kryetar Besnik Basholli pati serinë qind për qindtë, 8 ndeshje po aq fitore, duke treguar superioritetin karshi Istogut, Ferizajt e Shqiponjës.

Ferizaj, Istogu e Shqiponja, po ashtu janë fuqishëm në garë për titullin e kampionit.

Prishtina pretendon të prek katërshen e parë, sikurse edhe Tereza. Besa e Ulpiana kërkojnë rezultate më të mira, ndërsa shtatë herë kampioni i pasluftës, Kastrioti i Ferizajt shënoi rekord të zi, jo që nuk pati brumë për rezultate më të mira, por kjo është përgjegjësi e punës së trajneres dhe shtatë humbjeve nga 9 ndeshje.

Tabela

1. Samadrexha 8 8 0 0 284:185 16
2. Istogu 8 7 0 1 272:219 14
3. Shqiponja 8 6 0 2 321:226 12
4. Ferizaj 8 5 0 3 283:225 10
5. Tereza 8 4 0 4 284:279 8
6. Prishtina 8 3 0 5 279:252 6
7. Besa 8 1 0 7 214:317 2 
8. Ulpiana 8 1 0 7 235:347 2
9. Kastrioti 8 1 0 7 203:325 2

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat