Kroacia mposht Islandën dhe fiton medaljen e bronztë evropiane

Hendboll

Kroacia mposht Islandën dhe fiton medaljen e bronztë evropiane

Nga: K.G. Më: 1 shkurt 2026 Në ora: 17:11
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kroacisë në hendboll ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian.

Në ndeshjen për vendin e tretë, skuadra e drejtuar nga selektorit Dagur Sigurdsson mposhti Islandën me rezultat 34:33.

Kjo është medalja e dytë radhazi për Kroacinë, pasi vitin e kaluar u shpall nënkampione e botës.
Kroacia e nisi shkëlqyeshëm pjesën e parë.

Matej Mandiq i dha siguri mbrojtjes dhe impuls sulmit, ku në veçanti u dallua Tin Luçin. Lojtari i Nexe-s realizoi gjashtë gola dhe nëntë asistime në pjesën e parë. 

Në minutën e 19-të, kroatët krijuan epërsi prej gjashtë golash, por islandezët arritën ta ngushtojnë rezultatin në 17:14 deri në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Kroacia ruajti epërsinë dhe Islanda asnjëherë nuk kaloi në avantazh, ndonëse fundi i ndeshjes solli dramë të vërtetë. Marin Jeliniq ishte vendimtar në momentet më të vështira, duke shënuar të tre golat e tij në çaste vendimtare.

Filip Glavash hyri në lojë në minutën e fundit dhe fillimisht humbi një penallti që do t’i siguronte fitoren Kroacisë. Në anën tjetër, Islanda gaboi penalltinë për ta afruar rezultatin në vetëm një gol diferencë.

Megjithatë, Glavash u rehabilitua shpejt dhe shënoi golin vendimtar për fitoren 34:33 dhe një tjetër medalje për Kroacinë.

Kroacia u udhëhoq drejt fitores nga Tin Luçin me nëntë gola dhe nëntë asistime, ndërsa te Islanda u dallua Ingi Ómar Magnusson me 12 gola, prej të cilëve 10 nga penalltitë (7-shet).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat