Klarica: Danezët na fishkëllyen gjatë himnit

Hendboll

Klarica: Danezët na fishkëllyen gjatë himnit

Nga: K.G. Më: 1 shkurt 2026 Në ora: 23:28
Luka Lovre Klarica

Kombëtarja kroate e hendbollit fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian.

Në ndeshjen për vendin e tretë, skuadra e drejtuar nga Dagur Sigurdsson mposhti Islandën me rezultat 34:33.

Kjo është medalja e dytë radhazi për Kroacinë, pasi vitin e kaluar ishte nënkampione bote.

Pas ndeshjes foli Luka Lovre Klarica, i cili përshkroi emocionet dhe sakrificat e ekipit:

“Kam humbur dhjetë vjet nga jeta ime.

Por është më bukur të fitosh në minutën e fundit.

Vrapuam në fushë, duke kërcyer e duke qarë. Djemtë luajtën me virus, me të vjella, temperaturë, lodhje jonormale – kishte gjithçka.

Por adrenalina dhe dëshira na mbajtën gjallë dhe e merituam plotësisht këtë medalje.

Është për të ardhur keq që nuk shkuam në finale, por ky është një bronz me shkëlqim ari”.

Klarica theksoi edhe rëndësinë e mbështetjes nga tifozët kroatë:

“Sa bukur është çdo vit të kthehesh në shtëpi dhe të të presin 100 mijë njerëz, spektakël në shesh.

Nuk e dimë si është atmosfera në Kroaci, ne jemi këtu dhe duam ta ndiejmë.

Na nënvlerësuan që nga dita e parë, tifozët danezë ishin 100 për qind kundër nesh, ndoshta kjo na dha forcë shtesë dhe inat sportiv. Djemtë luajnë të dëmtuar, disa mezi lëvizin, por gjatë gjithë turneut ishim një ekip i vërtetë”.

Klarica pati edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për tifozët danezë:

“Një ditë më parë na fishkëllyen gjatë himnit kombëtar. Duhet të kenë turp. Ne treguam se mund të luajmë kundër kujtdo”.

Ai u ankua edhe për sjelljen e islandezëve gjatë ndeshjes:

“U përpoqën të më rrihnin dhe kur më godasin, thonë se unë qaj. Por ky është problemi i tyre. Nuk lejova veten të provokohem”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat