Trepça ndeshet me Besa Famgasin

Hendboll

Trepça ndeshet me Besa Famgasin

Më: 6 shkurt 2026 Në ora: 17:28
Pamje nga ndeshja

Vëllaznimi – Llapi llogaritet ndeshja kryesore në xhiron e 15-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Është kjo xhiroja e parë e stinorit pranveror.

Vëllaznimi e Llapi takohen të shtunën nga ora 20:00 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Të dy skuadrat kanë synime që të jenë në plejof. Pas stinorit vjeshtor, Vëllaznimi e mban vendin e katërt me 13 pikë. Llapi është i gjashti me tetë pikë, por me pretendime për pozitë dukshëm më të mirë. Llapjanët kanë bërë përforcime në afatin e janarit dhe presin kampanjë të suksesshme.

Të shtunën janë edhe dy ndeshje të tjera të javës së parë të stinorit pranveror.

Rahoveci e Vushtrria takohen nga ora 16:00. Kjo ndeshje luhet në Vushtrri, ndonëse Rahoveci është vendas.

“Vreshtarët” janë favoritë të mëdhenj, njëjtë si Kastrioti ndaj Prishtinës.

Ndeshja mes Kastriotit e Prishtinës zhvillohet nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Xhiroja duhet të mbyllet të dielën me ndeshjen mes Trepçës dhe Besa Famgasit, e planifikuar që të nisë në ora 17:00.

Besa Famgas, Rahoveci dhe Kastrioti i kanë nga 24 pikë në tri pozitat e para. Trepça është e pesta me 12 pikë. Prishtina renditet e shtata me shtatë pikë, ndërsa Vushtrria është e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat