Vdes sportisti i Kosovës

Hendboll

Vdes sportisti i Kosovës

Më: 7 shkurt 2026 Në ora: 13:08
Sali Hasani

Ka ndërruar jetë Sali Hasani, njëri prej hendbollistëve të dalluar nga qyteti i Gjilanit.

“I lindur në vitin 1944, Hasani ka luajtur për shumë vjet për Dritën e Gjilanit, duke dhënë kontribut në zhvillimin e hendbollit në atë regjion.

Me skuadrën gjilanase ka arritur suksese të ndryshme.

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, në emër të komunitetit të hendbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Hasani dhe gjithë hendbollistëve dhe hendolldashësve në qytetin e Gjilanit”, thuhet nga FHK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat