Me tri ndeshjet që luhen sot, fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Ndeshja e parë është ajo mes Rahovecit e Vushtrrisë, që zhvillohet nga ora 16:00. Kampioni në fuqi, Rahoveci, është vendas, por ndeshje luhet në Vushtrri.
Prej orës 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj takohen Kastrioti e Prishtina.
Ndërkohë prej orës 20:00 është ndeshja më interesante e xhiros së 15-të. Në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë përballë do të jenë Vëllaznimi e Llapi.