FHK-ja konfirmohet në Kategorinë A 

Hendboll

FHK-ja konfirmohet në Kategorinë A 

Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 12:06
Kosova

Federata e Hendbollit e Kosovës vazhdon të jetë prej federatave sportive kryesore në vend.

"Këtë pos sukseseve të vazhdueshme e dëshmon edhe kategorizimi i federatave sportive të cilin e bën Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kategorizimi për vitin 2026 është publikuar të premten nga Ministria.

Dhe Federata jonë qëndron  fuqishëm në Kategorinë A.  

Në Kategorinë A e mbajmë pozitën e katërt me 87,8 pikë. 

Vjet ishim po në Kategorinë A, por me 86,8 pikë. 

Konfirmimi në Kategorinë A është edhe përgjegjësi për të vazhduar me punë maksimale me synim për ngritje të mëtejme", thuhet nga FHK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat