Kroacia është fituese e Kampionatit të 19-të Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet.
Kjo ngjarje e rëndësishme e hendbollit është mbajtur prej të hënës e deri të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Në finalen e madhe, Kroacia e mposhti Spanjën me rezultat 32:24.
Kroatet festojnë titullin në kryeqytetin e Kosovës.