Anëtari i FHK-së, Eshref Beqiri, ka pasur tjetër angazhim të rëndësishëm evropian në fundjavë.
Beqiri ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit në ndeshjen e fazës grupore në Ligën Evropiane në mes të Zaglebie Lubin dhe Viborgut.
Ndeshjen në Poloni e fituan hendbollistet e skuadrës daneze, Viborg, me rezultat 32:26.
Eshref Beqiri ka prezantim shumë të shpeshtë në garat kontinentale.