Rahoveci fiton derbin e madh ndaj Besës

Hendboll

Rahoveci fiton derbin e madh ndaj Besës

Nga: K.Goca Më: 19 shkurt 2026 Në ora: 21:31
Egzon Gjuka

Rahoveci ka treguar paraqitje bindëse dhe ka shënuar fitore të thellë ndaj KH Besa Famgas me rezultat 39:30 (19:13), në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Që në pjesën e parë u pa qartë se kampioni në fuqi nuk do të lejonte befasi në palestrën sportive “Mizahir Isma” në Rahovec.

Vendasit dominuan dhe e mbyllën pjesën e parë me shifra 19:13 në favorin e tyre.

Në pjesën e dytë, Rahoveci ka luajtur me qetësi, ndërsa Besa Famgas ishte nën presion të madh.

Në fund, vendasit e vulosën një fitore të merituar me rezultat 39:30 në derbin e madh.

Për Besën kjo është humbja e dytë radhazi në derbi, pas asaj ndaj KH Kastrioti në Pejë.

Besa mbetet lidere me 30 pikë, po aq sa Kastrioti, ndërsa Rahoveci ka 24 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Te Rahoveci u dallua Egzon Gjuka me 8 gola, i ndihmuar nga Fernandes Da Silva me 6, Granit Kadiri 5 e Mali Luzha e 4. Ndërsa te Besa më efikasit ishin Deniz Terziqi me 9 gola dhe Jon Vokshi me 8.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat