Kastrioti i Ferizajt fitoi me rezultat 39:20 ndaj Vëllaznimit të Gjakovës, në ndeshjen e javës së 17-të të Kampionatit të Kosovës në hendboll.
Elion Goçi e Adonit Isufi i shënuan nga shtatë gola për ekipin ferizajas.
Te Vëllaznimi u dallua Matheus Henrique me nëntë gola.
Besa mbetet lidere me 30 pikë, po aq sa Kastrioti, ndërsa Rahoveci ka 24 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Vëllaznimi mbetet i katërti me 16 pikë.
Në Mitrovicë, Llapi fitoi 35:23 ndaj Trepçës.
Victor Ramirez ishte më efikasi te Llapi me tetë gola. Te Trepça gjashtë gola i kishte Ermir Januzi.
Llapi me fitore doli në vendin e pestë me 13 pikë. Trepça mbetet me 12 pikë, por tani në vendin e gjashtë. E ka një ndeshje më pak.