Në fund të vitit 2017 Suzana Ujkiq zbarkoi në klubin e hendbollit Istogu, aty u ngrit, aty shkëlqeu, aty mori shtetësinë e Kosovës, nga aty veshi fanellën e Kombëtares së Kosovës.
Gjithçka lidhej me KHF Istogun.
Në fillim të muajin janar të vitit 2026, ajo largohet nga Istogu dhe aty filloi edhe rënia e saj dhe humbi edhe vendin në kombëtare.
Në fillim të muajit dhjetor 2025 kishim paralajmëruar se Istogu do të ketë kapitenen e re në vitin 2026, vet brenda klubit reaguan me forcë duke kundërshtuar shkrimin tonë dhe madje thanë se është kapitene e përjetshme!
Shkrimi ynë u bë realitet, Suzana Ujkiq nuk është kapitene e ekipit. Jo vetëm me kaq, Suzana ndau edhe rrugët me Istogun që e lidhte një dashuri e madhe e hendbollit dhe që e pa shkëlqimin e saj deri në qiell dhe rënien sikur nga kati i 20-të, sepse nuk pritej një ndarje mes saj dhe klubit me shpejtësinë e dritës.
Ky është sporti, ngritja dhe rënia.