Samadrexha tregon fuqinë e lideres, Shqiponja fiton

Hendboll

Samadrexha tregon fuqinë e lideres, Shqiponja fiton

Më: 28 shkurt 2026 Në ora: 22:19
Samadrexha

Samadrexha e Shqiponja kanë shënuar fitore të reja në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të shtunën, në kuadër të xhiros së 11-të, Samadrexha e mposhti Besën me rezultat 39:19.

Shqiponja fitoi ndaj Ulpianës me 60:24.

Erza Tafilaj udhëhoqi samadrexhaset me 9 gola. Nga 7 i kishin Fatiha Haimer e Vitoria Oliveira.

Tetë gola për skuadrën pejane i realizoi Edona Radoniqi.

Te Shqiponja më efikasja ishte Alma Nivokazi me 16 gola.

Elisa Krasniqi shënoi 12 gola për Ulpianën.

Samadrexha është e para me 18 pikë, derisa Samadrexha i ka 16 në vendin e dytë.

Ulpiana mbetet e parafundit me 3 pikë, derisa Besa i ka dy në vendin e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat