Federata e Hendbollit e Kosovës ka nisur me implementimin e projektit “Master Plan” të cilin e ka fituar nga Federata Evropiane e Hendbollit.
Ky projekt ka të bëjë me zhvillimin e mëtejme të hendbollit në kategori të reja, përkatësisht me rritjen e bazës së lojtarëve dhe të atyre që merren me sportin e hendbollit.
Master Plani ka nisur të implementohet në Mitrovicë.
Në bashkëpunim edhe me Federatën e Sportit Shkollor, ka nisur liga e hendbollit për shkollat e qytetit të Mitrovicës.
Aktualisht të angazhuar janë plot 160 fëmijë të tetë shkollave të ndryshme.
Tashmë janë luajtur disa xhiro të ligës, për djem e vajza. Liga zhvillohet në baza javore.
Së shpejti projekti “Master Plan” do të shtrihet edhe në komunat tjera të vendit tonë.
Është ky projekti i radhës i FHK-së që synim primar e ka punën me gjeneratat e reja.