Kosova mobilizohet për Finlandën

Hendboll

Kosova mobilizohet për Finlandën

Nga: K.G. Më: 4 mars 2026 Në ora: 17:20
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është mobilizuar për sfidën e nesërme në Vantaa ndaj Finlandës, në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Hendbollistet tona janë në grupin 1 së bashku me Francën dhe Kroacinë.  

“Në "Energia Areena" në Vantaa, Kombëtarja jonë po e zhvillon stërvitjen e radhës para ndeshjes me Finlandën.

Në arenën e njëjtë nesër nga ora 17:30 e luajmë ndeshjen e rëndësishme të kualifikimeve për Evropian.

Presim përkrahjen e bashkatdhetarëve në Finlandë për një ndeshje plot energji”, - njofton Federata e Hendbollit e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat