Beqiri, delegat i EHF-së në ndeshjen e rëndësishme

Hendboll

Beqiri, delegat i EHF-së në ndeshjen e rëndësishme

Më: 7 mars 2026 Në ora: 16:58
Eshref Beqiri

Anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eshref Beqiri, ka pasur tjetër përfaqësim të rëndësishëm në skenën evropiane.

Të enjten, Beqiri ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të xhiros së tretë të kualifikimeve për Euro 2026.

Ai është kujdesur për mbarëvajtjen e ndeshjes mes hendbollisteve të Kroacisë dhe atyre të Francës. Në Bjelovar të Kroacisë, Franca fitoi me rezultatin bindës, 30:19.

Ndeshja i takoi Grupi 1, ku është edhe Kombëtarja jonë dhe Finlanda.

Për Beqirin ishte vetëm delegimi i radhës në ndeshje evropiane. Ai ka përfaqësim shumë të shpeshtë në kupa evropiane dhe në ndeshje të ekipeve kombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat