Istogu bie në dy gjunjë, kërkon ndihmën e të gjithëve: Jemi para përjashtimit

Hendboll

Istogu bie në dy gjunjë, kërkon ndihmën e të gjithëve: Jemi para përjashtimit

Nga: K.G. Më: 7 mars 2026 Në ora: 19:07
Istogu

Kampionja në fuqi e Kosovës në hendboll, Istogu, bie në dy gjunjë, kërkon ndihmën e të gjithëve, ndryshe janë para përjashtimit.

Vashat e Istogut po përjetojnë ditët më të rënda të ekzistimit si klub. Klubit më të trofeshëm po i troket përjashtimit nga elita e hendbollit.

“Prishtina - Istogu regjistrohet me rezultat zyrtar!

Istogu nuk arriti të zhvillojë ndeshjen kundër Prishtinës, andaj Federata e Hendbollit të Kosovës e regjistroi ndeshjen me rezultat zyrtar. 

Nëse Istogu nuk arrin ta zhvillojë edhe ndeshjen e radhës, përfundimisht do të përjashtohet nga garat.

Të nderuar adhurues të sportit, e në veçanti të hendbollit, skuadra kampione e Kosovës që nga muaji tetor ka mbetur jashtë procesit stërvitor, duke e rënduar gjendjen e klubit dhe duke e vështirësuar pjesëmarrjen në gara për shkak të mungesës së  palestre sportive.

Të nderuar udhëheqës të Komunës së Istogut, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatës së Hendbollit të Kosovës: ne jemi po ajo skuadër që për 9 vite rresht përfaqësuam Republikën e Kosovës në Evropë. 

Të gjithë ju u krenuat me rezultatet tona, na pritët dhe u mburrët me sukseset tona.

Gjatë këtyre viteve kemi fituar rreth 20 trofe kombëtare, kemi arritur rreth 15 fitore ndërkombëtare, kemi kaluar raunde në garat evropiane dhe kemi mbledhur pikë  ndërkombëtare për hendbollin kosovar. Po ashtu, të renditur në mesin e 50 skuadrave më të mira në ranglistën evropiane, ndërsa Kombëtares së Kosovës i kemi dhënë mbi 35 reprezentuese.

Ne edhe sot jemi po ata të njëjtit që kemi arritur të kemi deri në 2000 spektatorë në palestrat tona, ne nuk ndryshuam jemi te njejtit njerz e njejta skuadër.

Por sot, kur skuadra jonë ndodhet në vështirësi, asnjë nga ju nuk merr guximin të na kthejë email-et tona apo të hapë telefonin. I vetmi reagim që kemi pranuar është një email nga FHK, përmes të cilit jemi njoftuar se KHF

Istogu e humb ndeshjen me rezultat zyrtar, i merret një pikë nga fondi i përgjithshëm dhe dënohet me mjete materiale.

Ne po bëjmë përpjekje që me forcat tona të arrijmë të renovojmë palestrën dhe të jemi pjesë e garave. Ndoshta edhe do të arrijmë suksese të reja, por të gjithë ju që jeni pjesë e këtyre institucioneve të rëndësishme nuk do të keni fytyrë dhe nuk do të mundeni të na shikoni në sy përsëri.

Fatkeqësisht, palestra e sporteve në Istog nuk është prioritet as i Komunës së Istogut, as i Drejtoratit për Zhvillim dhe atje për Sport, fatkeqësisht nuk është prioritet as i MKRS-së. 

Prioritet komunal për vitin 2026 është rruga trup për këmbësorë drejt Burimit të Istogut dhe tenda e Bollevanit, e jo palestra e sporteve, e cila nuk arriti të ndërtohet për plot 20 vite.

Për 20 vjet është abuzuar me fatin e saj, por jo vetëm me të, është abuzuar edhe me fatin e të rinjve dhe të rejave të komunës së Istogut, të cilëve asnjëherë nuk iu krijuan kushte normale për të realizuar ëndrrat e tyre.
Ju faleminderit”
, reagon Istogu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat