Fitore e madhe e Ferizajt në Prishtinë

Hendboll

Fitore e madhe e Ferizajt në Prishtinë

Më: 11 mars 2026 Në ora: 22:37
Pamje nga ndeshja

Ferizajt i ka takuar derbi i xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të mërkurë në Pallatin e Rinisë, Ferizaj fitoi ndaj Prishtinës me rezultatin 26:24.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë e më pas Prishtina krijoi epërsi deri në gjashtë gola (17:11). 

Me një seri në fillim të pjesës së dytë, ferizajaset barazuan në 20:20 në minutën e 43-të.

Seria vazhdoi deri te rezultati 24:20 në të mirë të Ferizajt, në minutën e 52-të. Gjatë kësaj kohe mysafiret i shënuan nëntë gola dhe nuk e pranuan asnjë.

Dhe më pas vendaset nuk ia dolën të kthejnë rezultatin, kurse në fund dallimi ishte dy gola.

Elsa Kongjeli i shënoi tetë gola për Ferizajn, kurse nga katër i realizuan Luljeta Sopjani, Lorena Matarova e Sevdanur Ozkan.

Te Prishtina tetë gola i shënoi Celine Tolno Sia, shtatë i kishte Bintou Oulare dhe gjashtë Burneta Rama. 

Me fitore, Ferizaj doli në vendin e tretë me 14 pikë. Prishtina mbetet e pesta me 10 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat