Shqiponja e Gjakovës pa ndonjë mund të madh ka arritur dy pikë në kuadër të javës së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll.
Vashat gjakovare shënuan fitore në udhëtim, me rezultat të thellë 44:23 nda Kastriotit të Ferizajt.
Shqiponja u tregua si uragan për vendaset, që fitorja ka mundur të jetë edhe më e thellë.
Hendbollistja Ana Gonçalves me 12 gola e ndihmuar nga Alma Nivokazi me 11, i shkaktuan debakël ferizajasve të trajneres Lirie Muhaxherit.
Te Kastrioti më së shumti gola shënuan Elza Reçica 9 e Elda Hoxha 6 sosh.
Shqiponja kryeson me 18 pikë, por ka dy ndeshje më shumë se Samaxdrexha në vendin e dytë.
Kastrioti është në vend të shtatë me tre pikë (pritet t’i merret edhe një pikë) nga 10 ndeshje, 1 fitore, 1 barazim e 8 humbje, bilanc katastrofal.