Të shtunën në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë do të zhvillohet derbi i madh i Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Nga ora 20:00 takohen Samadrexha e Shqiponja, dy skuadrat e kreut të tabelës.
Ndeshja i takon xhiros së 13-të.
Lojtaret e Samadrexhës i kanë fituar dhjetë ndeshjet e deritashme dhe udhëheqin në tabelë me 20 pikë. Shqiponja e Gjakovës është e dyta në tabelë me 18 pikë nga 11 ndeshje.
Pritet lojë e fortë dhe e hapur deri në aksionet e fundit.
Të shtunën është edhe ndeshja në mes të Prishtinës dhe Kastriotit, që fillon në ora 15:00.
Të dielën në program janë dy ndeshje, që fillojnë në ora 19:00.
Në Banjë, Istogu e pret Ulpianën, derisa në Obiliq takohen Tereza dhe Besa e Pejës.
Në Ligën e Parë po ashtu në program është java e 13-të.
Ndeshjet e së shtunës janë: Vushtrria – CLICK ((13:00), Trepça – KEK-u (11:00).
Të dielën janë dy ndeshjet tjera: Vëllaznimi – Jusuf Gërvalla (10:00), Prizreni – Vjosa (16:00).