Llapi e ka mposhtur Vëllaznimin në ndeshjen më të rëndësishme të së premtes mbrëma.
Në Podujevë, në kuadër të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në hendboll, Llapi fitoi me rezultat 35:31.
Me fitoren e llapjanëve u hap gara për vendin e katërt dhe të fundit që dërgon në plejof.
Vëllaznimi është i katërti me 20 pikë, por tani vetëm me tri më shumë se Llapi që mban vendin e pestë.
Vendësit ishin në epërsi gjithë kohën, por pa ia dalë të bëjnë shkëputje për ta mbyllur ndeshjen më herët.
Cristiam Machado udhëhoqi Llapin me 11 gola. Te Vëllaznimi u dallua Çlirim Rama me 12 gola.
Lojë interesante ishte edhe ajo mes Prishtinës dhe Kastriotit.
Skuadra ferizajase megjithatë fitoi me nëntë gola dallim, 41:32.
Por Kastrioti ia doli të shkëputet vetëm në dhjetë minutat e fundit.
Alban Haziri ishte më efikasi te mysafirët me 9 gola.
Enis Kuleta i realizoi shtatë gola për Prishtinën.
Po të premten, Besa Famgas fitoi 38:20 ndaj Trepçës, derisa Rahoveci e mposhti Vushtrrinë me 53:28.
Te Besa, 12 gola i shënoi Jon Vokshi, derisa Sali Maxhera i realizoi nëntë për mitrovicasit.
Te Rahoveci më efikasi ishte Ardit Dema me 11 gola. Te Vushtrria nga 6 i shënuan Valdrin Rashica, Bleon Gela e Muhamed Halili.
Kastrioti është lider me 40 pikë, dy më shumë se Rahoveci.
E treta është Besa Famgas me 34 pikë.
Trepça me 14, Prishtina me 11 dhe Vushtrria janë në tri pozitat e fundit.