Atmosferë e optimizëm te Kosova para udhëtimit për në Tuzëll 

Hendboll

Atmosferë e optimizëm te Kosova para udhëtimit për në Tuzëll 

Më: 17 mars 2026 Në ora: 16:34
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll i ka zhvilluar të hënën dy stërvitje në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

\Shtabi teknik i udhëhequr nga përzgjedhësi Jesper Ostlund, ka punuar në elemente të ndryshme taktike të lojës në sulm dhe mbrojtje.

“Atmosfera në Kombëtare është e shkëlqyer, derisa lojtarët janë të përkushtuar të shfrytëzojnë maksimalisht qëndrimin e përbashkët para udhëtimit për në Tuzëll të Bosnjë-Hercegovinë.

Ndeshja e parë me Bosnjën është të enjten nga ora 20:00”, thuhet nga FHK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat