Sot ndeshja e parë çerekfinale e Kupës

Hendboll

Sot ndeshja e parë çerekfinale e Kupës

Më: 24 mars 2026 Në ora: 12:01
Rron Ramadani, lojtar i Rahovecit

Vëllaznimi e Rahoveci e luajnë ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Ndeshja Vëllaznimi – Rahoveci zhvillohet të martën nga ora 18:30 në Gjakovë.

Ndeshjet tjera janë të mërkurën e të enjten.

Të mërkurën prej orës 20:00 janë takimet Kastrioti – Trepça dhe Llapi – Besa Famgas. Ndërkohë Prishtina e Vushtrria takohen të enjten nga ora 19:30.

Edhe te hendbollistet në program janë çerekfinalet e Kupës.

Të mërkurën janë tri ndeshje: Ferizaj – Besa (17:00), Prishtina – Samadrexha (20:00), Tereza – Shqiponja (18:30).

Ndërkohë të enjten nga ora 17:00 është takimi në mes të Ulpianës e Istogut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat