Tina Hetemi specialiste për Istogun, Samadrexha feston

Hendboll

Tina Hetemi specialiste për Istogun, Samadrexha feston

Më: 29 mars 2026 Në ora: 20:52
Tina Hetemi

Samadrexha vazhdon me bilanc maksimal në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të dielën, në derbin e xhiros së 15-të, Samadrexha fitoi në Banjë ndaj Istogut me rezultat 29:25.

Në pjesën e parë në epërsi ishin kryesisht vendaset, kurse mysafiret prej minutës së 37-të e deri në minutën e 40-të realizuan seri 5:0, që bëri dallimin.

Pas epërsisë 22:17 të Samadrexhës, Istogu nuk ia doli të barazojë më. U afrua në 27:25, por jo edhe më shumë.

Vitoria Oliveira udhëhoqi Samadrexhën me 10 gola. Nëntë i realizoi Tina Hetemi.

Yasmin Barbosa me gjashtë gola ishte më efikasja tek Istogu. Joneide Olikaka dhe Destinee Benie i shënuan nga pesë.

Samadrexha i ka 13 fitore rresht dhe udhëheqë në tabelë me 26 pikë. Istogu është i katërti me 17 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat