Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, ka reaguar pas humbjes nga Turqia.
Kosova ishte e pafat në duel me turqit, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, kësisoj mbetet pa shkuar në Kampionatin Botëror në futboll.
“Rezultati i ndeshjes së mbrëmshme dhemb shumë, sepse ishim pranë realizimit të një ëndrre të shumë gjeneratave.
Rëndësia e kësaj ndeshjeje për çdo shqiptar, kudo në botë, ishte e madhe.
Kemi dhënë gjithçka nga vetja në këtë kampanjë kualifikimesh për ta bërë këtë ëndërr realitet.
Faleminderit që ishit pranë nesh në çdo stadium, keni qenë motivi ynë i madh.
Kemi treguar se, sado që jemi shtet i vogël, kemi zemër të madhe.
Jam i sigurt se do të vazhdojmë të krijojmë momente të bukura dhe t’ju bëjmë krenarë”, ka shkruar Rrahmani në profilin e tij në facebook.