Fitore bindëse për Kastriotin e Besa Famgasin

Hendboll

Fitore bindëse për Kastriotin e Besa Famgasin

Më: 4 prill 2026 Në ora: 22:18
Kastrioti

Kastrioti e Besa Famgasi i kanë fituar bindshëm ndeshjet e xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Kastrioti të shtunën në Ferizaj fitoi ndaj Trepçës me rezultat 50:25. Felippe Teixeira u shqua me efikasitet, përkatësisht me 11 gola. Shtatë i realizoi Ledri Mustafa.

Te mitrovicasit u dallua Amar Mujka me nëntë gola.

Ndërkohë Besa Famgas fitoi 63:22 në udhëtim ndaj Vushtrrisë.

Ilir Istrefaj me 13 gola dhe Ahmed Khamis me 12 u dalluan tek ekipi pejan.

Oltion Shabani i shënoi tetë për Vushtrrinë.

Kastrioti është lider me 46 pikë. Besa Famgas renditet e treta me 37 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Trepça është e gjashta me 16 pikë nga 24 ndeshje, ndërsa Vushtrria e fundit, pa pikë.

Të dielën janë ndeshjet Prishtina – Llapi dhe Rahoveci – Vëllaznimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat