Adelina Berisha premton maksimumin

Hendboll

Adelina Berisha premton maksimumin

Më: 5 prill 2026 Në ora: 20:24
Adelina Berisha

Hendbollistja Adelina Berisha e Istogut është ftuar për herë të parë në Kombëtaren A të Kosovës.

Ajo është e lumtur për ftesën dhe premton maksimumin.

Hendbollistet tona të enjten nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë përballen me hendbollistet e Francës, që është superfuqi botërore në sportin tonë.

Ndërkohë të dielën e ardhshme në Zagreb është ndeshja përfundimtare e këtij cikli, ndaj Kroacisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat