Prishtina e fiton ndeshjen dramatike me Llapin

Hendboll

Prishtina e fiton ndeshjen dramatike me Llapin

Më: 5 prill 2026 Në ora: 20:37
Pamje nga ndeshja

Prishtina e ka fituar ndeshjen më të rëndësishme të xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të dielën mbrëma në Pallatin e Rinisë, Prishtina e mposhti Llapin me rezultat 36:35.

Ndeshja ishte dramatike dhe plotësisht e hapur deri në aksionet e fundit.

Në pjesën e parë të dy skuadrat i kishin momentet e tyre, por loja kryesisht ishte e barabartë.

Në pjesën e dytë prishtinasit u shkëputën deri në katër gola, por llapjanët u përgjigjën për të barazuar shumë herë. Në minutën e 57-të rezultati ishte 34:34. Më pas skuadra vendase shënoi për 35:34 dhe 36:34. Dhe në minutën e fundit Llapi ngushtoi në 36:35, por pa ia dalë të barazoi më.

Enis Kuleta i shënoi 16 gola për Prishtinën, ndërsa Albi Gjuka i shtoi shtatë. Te Llapi u dalluia Cristiam Machado me 10 gola.

Llapi mbetet i katërti me 21 pikë, një më shumë se Vëllaznimi që mban vendin e pestë.

Prishtina mbetet e parafundit me 15 pikë. Tani e ka vetëm një pikë më pak se Trepça e vendit të gjashtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat