Kosova është në presion të madh për faktin se të enjten do të ndeshet me Francën.
Një ndeshje shumë e vështirë dhe kombëtarja franceze është favorite e madhe në këtë përballje në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në hendboll.
Yllka Shatri do të jetë kapitene e Kombëtares sonë për ndeshjet me Francën dhe Kroacinë.
Hendbollistja Yllka ka folur për forcën e rivaleve dhe ndërrimin e gjeneratës te Kosova.
“Kemi shumë mungesa, 8-9 lojtare.
Na presin dy ndeshje vështira, Franca dhe Kroacia. Kemi gjeneratë të re, ndryshim të madh, me punë dhe përkushtim shpresojmë të japim maksimumin dhe të tregojmë lojë të mirë’, tha Shatri.
Ndeshja luhet të enjten mbrëma (20:15) në Pallatin e Rinisë në Prishtinë për ndeshjen shumë sfiduese me Francën.