Dyshja Bujupi e drejtoi ndeshjen Turqi - Hungari

Hendboll

Dyshja Bujupi e drejtoi ndeshjen Turqi - Hungari

Më: 9 prill 2026 Në ora: 12:56
Genc e Getoar Bujupi

Dyshja e gjyqtarëve të hendbollit, Genc e Getoar Bujupi, ka drejtuar ndeshjen mes Turqisë dhe Hungarisë.

Të mërkurën, para 3000 shikuesve në Aksaray, Hungaria fitoi me rezultat bindës, 42:23.

Ndeshja i takoi "EHF Euro Cup", ku paraqiten vendet nikoqire të Evropianit 2026 për hendbolliste dhe tri Kombëtaret më të mira të Evropianit të kaluar.

Për dyshen Bujupi ishte ndalesë tjetër e rëndësishme në rrugëtimin në hendbollin ndërkombëtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat