Mos pyet për pjesën e dytë! Kosova nuk ishte si në të parën

Hendboll

Mos pyet për pjesën e dytë! Kosova nuk ishte si në të parën

Nga: K.Goca Më: 12 prill 2026 Në ora: 19:32
Pamje nga ndeshja

Mosha e re e hendbollisteve, pa përvojë të mjaftueshme, ishte një nga faktorët që ndikoi në humbjen e thellë nga kombëtarja e Kroacisë.

Kroatet shënuan fitore me rezultat 37:13 (18:10) në sallën Sesvete.

Vetëm një herë rezultati ishte i barabartë (1:1) në fillim të takimit, ndërsa më pas kroatet krijuan epërsi dhe avancuan në 10:8 në minutën e 13-të. Në pushimin mes pjesëve, rezultati ishte 18:10, me një epërsi prej tetë golash për Kroacinë.

Për pjesën e dytë, siç thuhet shpesh në popull, mos pyet për rezultat. Kroacia realizoi një seri të jashtëzakonshme 12:0, duke e çuar rezultatin në 30:10.

Vashat tona patën shumë vështirësi në realizim, gjë që shpesh ndodh kur mungon përvoja në ndeshje të këtij niveli.

Në fund, kroatet triumfuan bindshëm me rezultat 37:13. Fakt interesant është se rezultati i pjesës së dytë ishte 19:3 në favor të Kroacisë.

Kroacia e përfundoi grupin në vendin e dytë me 8 pikë, duke siguruar biletën për në Kampionatin Evropian, ndërsa Kosova e mbylli garën në fund të tabelës me 0 pikë, pas gjashtë humbjeve në Grupin 1.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat