​Përcaktohen gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në hendboll

Hendboll

​Përcaktohen gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në hendboll

Më: 13 prill 2026 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në hendboll në të dy kategoritë, femra dhe meshkuj, duke përcaktuar çiftet që do të luftojnë për një vend në finalen e madhe të këtij kompeticioni.

Te kategoria e femrave, Istogu do të përballet me Shqiponjën, ndërsa Ferizaj është shortuar kundër Samadrexhës, dy duele që pritet të sjellin shumë rivalitet dhe emocione në fushë.

Në kategorinë e meshkujve, Rahoveci do të luajë ndaj Kastriotit, ndërsa Besa Famgas do të ketë përballë Prishtinën, duke kompletuar kështu gjysmëfinalet e një prej garave më të rëndësishme vendore në hendboll.

Finalet e Kupws sw Kosovws do tw zhvillohen mw 25 dhe 26 Prill.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat