Kosova U18 luajti edhe dy ndeshje në Kampionatin Mesdhetar

Hendboll

Kosova U18 luajti edhe dy ndeshje në Kampionatin Mesdhetar

Më: 15 prill 2026 Në ora: 12:14
Pamje nga ndeshja

Hendbollistët e Kosovës U18 i kanë luajtur të martën dy ndeshje në kuadër të Kampionatit Mesdhetar që po mbahet në Sllovaki.

Në mëngjes, hendbollistët tanë të rinj pësuan 32:9 nga Egjipti.

Ndërkohë pasdite luajtën me Spanjën dhe pësuan me rezultat 42:15.

Në këtë kampionat të nivelit të lartë, Kosova U18 ndeshjen e radhës e luan të mërkurën.

Do të përballet me Greqinë. Pasdite luan me Malin e Zi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat