Të mërkurën prej orës 20:00 është derbi i madh mes Rahovecit e Kastriotit, xhiroja e 27-të e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve..
Bëhet fjalë për dy skuadrat e para në tabelë, që synojnë të dëshmojnë forcën në prag të sfidave vendimtare.
Kastrioti është lider me 48 pikë, ndërsa Rahoveci renditet i dyti me 45.
Të enjten janë takimet Vushtrria – Trepça (20:00) dhe Besa Famgas – Llapi.