“Final4” i Kupës së Kosovës do të mbahet në Ferizaj

Hendboll

“Final4” i Kupës së Kosovës do të mbahet në Ferizaj

Më: 15 prill 2026 Në ora: 13:06
Presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci dhe anëtari i Bordit të KH Kastrioti, Agon Zhinipotoku

“Final4” i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll do të organizohet në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Organizator i turneut final të Kupës është KH Kastrioti, ndërsa vendimin e mori Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Ishin tri aplikime për organizim të turneut përfundimtar të Kupës, në të cilin zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalet.

Sot është nënshkruar edhe kontrata, përmes së cilës caktohen detyrat dhe përgjegjësitë e organizatorit të turneut final të Kupës.

Kontratën e kanë nënshkruar presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci dhe anëtari i Bordit të KH Kastrioti, Agon Zhinipotoku.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 25 prill, ndërsa finalet më 26 prill.

Te meshkujt gjysmëfinalet janë: Rahoveci – Kastrioti dhe Besa Famgas – Prishtina.

Te femrat ndeshjet gjysmëfinale janë: Istogu – Shqiponja, Ferizaj – Samadrexha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat