Samadrexha e pandalshme edhe në Ferizaj, Kastrioti thellohet në fund të tabelës 

Hendboll

Samadrexha e pandalshme edhe në Ferizaj, Kastrioti thellohet në fund të tabelës 

Më: 15 prill 2026 Në ora: 22:33
Samadrexha

Samadrexha ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të mërkurën mbrëma në palestrën “Bill Clinton”, Samadrexha mposhti Ferizajn me rezultat 38:30. 
Ishte ky derbi i xhiros së 17-të.

Arona Krasniqi u dallua me plot 10 gola. Jennifer Abreu kontribuoi në fitore me 7 gola. Tina Hetemi e Erza Tafilaj i realizuan nga gjashtë.

Te Ferizaj, më efikasja ishte Sevdanur Ozkan me 10 gola. 8 i shënoi Elsa Kongjeli.

Samadrexha është e para me 30 pikë. I ka fituar 15 ndeshjet e deritashme. Ferizaj i ka 20 pikë në vendin e tretë.

Ndeshje me rivalitet luajtën Besa e Kastrioti. Skuadra pejane fitoi me një gol dallim, 25:24.

Klea Kelmendi me gjashtë dhe Edona Radoniqi me pesë gola, udhëhoqën Besën. Bulëza Maksuti i kishte shtatë gola për Kastriotin, kurse gjashtë i realizoi Elda Hoxha.

Kastrioti thellohet në fund të tabelës me 2 pikë.

Po të mërkurën, Shqiponja e mposhti Prishtinën në kryeqytet me rezultat 34:28. 

Ana Gonçalves Carolini udhëhoqi Shqiponjën me dhjetë gola. Shtatë i realizoi Nathalia Fontana. 

Celine Tolno Sia dhe Burneta Rama u dalluan te Prishtina me 11, përkatësisht shtatë gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat