Kampioni në fuqi, Istogu, nuk ka hasur telashe për të fituar pikët e radhës në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Të enjten mbrëma në Obiliq, Istogu fitoi 32:13 ndaj Terezës vendase.
Ishte kjo ndeshja e fundit e xhiros së 17-të të kampionatit të Kosovës.
Farida Mabrouk i shënoi tetë gola për mysafiret, derisa shtatë i kishte Bruna Alda.
Kaltrina Paci e Arjeta Imeraj i shënuan nga katër gola për skuadrën e Terezës.
Istogu është në vendin e tretë me 21 pikë nga 15 ndeshje. Tereza renditet e gjashta me 12 pikë, po ashtu nga 15 ndeshje.