Përcaktohet orari i “Final” të Kupës së Kosovës

Hendboll

Përcaktohet orari i “Final” të Kupës së Kosovës

Më: 21 prill 2026 Në ora: 14:21
Ndeshjet

Është përcaktuar orari i ndeshjeve të “Final4” të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll.

Turneu final i Kupës, e që pritet të jetë spektakël i hendbollit, zhvillohet në fundjavë në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Palestra pritet të mbushtet me shikues.

Të shtunën janë ndeshjet gjysmëfinale.

Prej orës 14:00 takohen Istogu e Shqiponja, në gjysmëfinalen e parë të hendbollisteve.

Gjysmëfinalja tjetër në konkurrencë të femrave, mes Samadrexhës e Ferizajt, zhvillohet nga ora 18:00.

Ndërkohë gjysmëfinalja e parë e hendbollistëve, mes Besa Famgas e Prishtinës, zhvillohet nga ora 16:00.

Vëmendja më e madhe pritet të jetë për gjysmëfinalen e dytë të hendbollistëve, mes Rahovecit dhe Kastriotit. Kjo ndeshje fillon në ora 20:00.

Finalet zhvillohen të dielën. Prej orës 17:15 është finalja e hendbollisteve, ndërsa prej orës 20:15 ajo e hendbollistëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat