Albina Pllana: Këtë vit Kupa e ka vendin në Samadrexhë

Hendboll

Albina Pllana: Këtë vit Kupa e ka vendin në Samadrexhë

Më: 22 prill 2026 Në ora: 12:20
Albina Pllana

Samadrexha e ka përfunduar stinorin e rregullt në Superligë me të gjitha fitore.

Tani Samadrexha paraqitet në turneun final të Kupës së Kosovës, me synim që nga Ferizaj të largohet me trofeun e çmuar.

Në gjysmëfinale, Samadrexha luan me Ferizajn, të shtunën nga ora 18:00.

Portierja Albina Pllana thekson se ecuria e fitoreve motivon skuadrën në prag të ndeshjeve për Kupë.

“Rrugëtimi ynë që nga fillimi i kampionatit ka qenë jashtëzakonisht i mirë, duke pasur parasysh se nuk kemi pësuar asnjëhë humbje dhe jemi skuadër lidere në tabelë.

Kjo na jep edhe më shumë motivim që Kupën ta sjellim në Samadrexhë, aty ku duhet të jetë këtë vit”, ka thënë Pllana.

Reprezentuesja e Kosovës ka folur edhe për karakterin e skuadrës.

“Besoj fuqishëm se do të triumfojmë sepse ekipi ynë nuk është dorëzuar asnjëherë.

Edhe në momentet më të vështira kemi treguar karakter të fortë, unitet dhe vendosmëri, që na kanë dalluar gjatë gjithë sezonit.

Në Final4 vendimtare do të jetë disiplina, përqendrimi dhe angazhimi deri në sekondat e fundit.

Do të japim gjithçka nga vetja për të arritur qëllimin”, ka shtuar Albina Pllana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat