Prishtina kthehet në Final4 të Kupës së Republikës së Kosovës me synim për të dhënë maksimumin në kërkim të suksesit.
Skuadra prishtinase nuk e ka fituar trofeun për më shumë se një dekadë.
Te Prishtina janë të përkushtuar për të dhënë më të mirën e mundshme në gjysmëfinale.
Gjysmëfinalja mes Besa Famgasit dhe Prishtinës zhvillohet të shtunën nga ora 16:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.
Hendbollisti me përvojë i Prishtinës, Albi Gjuka, ka thënë se ndeshjet si ajo e së shtunës e formojnë një ekip.
“Jemi gati. Kemi kaluar një sezon me ulje-ngritje, por këto janë momente që e formojnë një ekip. Finalet e Kupës janë për skuadra që dinë të qëndrojnë të bashkuara dhe të rriten nën presion”, ka theksuar Gjuka.
“Do të jetë shumë e rëndësishme të qëndrojmë të bashkuar, të luftojmë për çdo top dhe të mos dorëzohemi për asnjë moment. Karakteri i skuadrës shihet pikërisht në këto ndeshje. Dhe aty duhet ta tregojmë forcën tonë si ekip”, ka shtuar Albi Gjuka.