Rahoevci tani i mbetet të luftojë vetëm për titullin e kampionit të Kosovës, pasi që mbrëmë u eliminuan nga gara e Kupës.
Kastrioti i Ferizajt fitoi me penallti me rezultat 4:3 ndaj kampionit në fuqi, Rahovecit, pasi që ndeshja në kohën e rregullt u mbyllë baras, 30:30.
Kastrioti sonte (20.15) do të luajë në finale me Besa Famgas nga Peja.
Finalja luhet në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Hendbollisti i Rahovecit, Granit Kadiri, tha se humbja dhemb.
“Mbrëmë në Ferizaj luajtëm me zemër dhe dhamë gjithçka në fushë, por fati nuk ishte me ne në ato momente vendimtare të gjysmëfinales. Kërkojmë falje që nuk u kthyem me fitore nga ky udhëtim, sidomos për ata që na mbështetën pavarësisht terrenit të huaj.
Na dhemb humbja, por kjo vetëm sa na e shton uritë për fitore. Tani sytë i kemi te Play-off-i për titullin Kampion!
Kemi nevojë për ju më shumë se kurrë. Le ta kthejmë këtë zhgënjim në forcën tonë më të madhe. Ju premtojmë që do të luftojmë për çdo top e për çdo gol deri në sekondën e fundit.
E duam sallën tonë plot! Hajdeni të jeni lojtari ynë i tetë në tribunë, sepse kur luajmë para jush, asgjë nuk është e pamundur. Bashkë drejt titullit!”, ka shkruar Kadiri në profilin e tij në facebook.