Është tërhequr shorti për grupet kualifikuese për Kampionatin Evropian për hendbollistet deri në 17 vjet, që mbahet vitin e ardhshëm.
Faza kualifikuese organizohet në formë të grupeve, prej 27 deri më 29 nëntor të këtij viti.
Shorti ka përcaktuar që Kombëtarja U17 e Kosovës të jetë në grup me Maqedoninë e Veriut, Lituaninë dhe Greqinë.
Ndeshjet pritet të zhvillohen në Maqedoni të Veriut.
Në kualifikime janë katër grupe me nga katër ekipe kombëtare.
Prej 16 kombëtareve pjesëmarrëse në kualifikime, nëntë sigurojnë biletën për në Evropian.
Pra kualifikohen dy të parët e secilit grup dhe kombëtarja më e mirë e vendit të tretë nga të gjitha grupet.